Gjirokastër, certifikatë mirënjohje njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor

TIRANË, 1 shtator/ATSH/ Prefekti i qarkut Gjirokastër, Astrit Aliaj, i dorëzoi certifikatë mirënjohjeje drejtorit të njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor Gjirokastër, Shpëtim Novi, institucion që u angazhua maksimalisht gjatë situatës së krijuar që solli fluks të shtetasve shqiptarë në pikën e kalimit kufitar Kakavijë.

Prefekti Aliaj e falënderoi drejtorin Novi dhe të gjithë punonjësit e NJVKSH Gjirokastër që u solidarizuan në mbështetje të kujdesit të shëndetit të qytetarëve që qëndruan disa ditë përgjatë segmentit rrugor kombëtar Jergucat-PKK Kakavijë.

Aliaj vlerësoi punën e mirë që po bëhet nga kjo strukturë që nga fillimi i pandemisë e deri më tani për monitorimin e situatës epidemiologjike në qark.

Ndër të tjerash, prefekti Aliaj theksoi se falë bashkëpunimit ndërinstitucional mund të arritet përballimi i situatave të ndryshme./k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.