Energjia e rinovueshme/ Bankat kanë financuar biznesin me 255 kredi

TIRANË, 1 shtator /ATSH/ Shqipëria ka burime të shkëlqyera natyrore për investimet e Energjisë së Rinovueshme dhe biznesi po rrit interesin për të investuar në këtë sektor.

Gjithashtu sektori i energjisë në Shqipëri përbën një burim strategjik për një rritje të qëndrueshme ekonomike, duke pasur parasysh larminë e burimeve energjetike dhe vendndodhjen e saj gjeografike, ku përparësi po merr diversifikimi i energjisë së rinovueshme.

Të dhënat zyrtare nga Shoqata Shqiptare e Bankave, tregojnë se vitin e fundit u dhanë 69 kredi për energjinë e rinovueshme në vlerën e 1.895.856.000 lekëve.

Ndërsa portofoli i kredisë në fund të vitit 2019 për investime në këtë sektor shënoi 255 kredi në vlerën 16.762.894.000 lekë. e.xh/j.p//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.