“Dogana pa letra” modernizoi sistemin/ 93% e bizneseve nuk shkojnë fizikisht në sportele

TIRANË, 1 shtator /ATSH/ “Dogana pa letra” është një nga projektet më ambicioze të Qeverisë shqiptare, që ka lehtësuar shërbimin ndaj qytetarëve duke u kursyer kohë, pritjen në radhë të gjata, eliminuar evazionin fiskal dhe korrupsionin.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj shprehet se, “në zbatim prej muajit maj 2019, “Dogana pa letra” ka modernizuar sistemin doganor shqiptar. 93% e bizneseve nuk shkojnë fizikisht në sportele”.
Denaj thekson se, së bashku ofrojmë më shumë cilësi shërbimi.
“Sigurojmë ulje të kostove dhe kohës për bizneset. Rrisim performancën administrative. Përafrojmë standardet e Doganës Shqiptare me Bashkimin Europian”, – theksoi ministrja.

Përmes projektit “Dogana pa letra” i bashkëngjitet deklaratës doganore në sistemin elektronik, dokumentacioni i kërkuar; u ngritën struktura të posaçme për vlerësimin doganor në qendër, u vu në funksion nënshkrimi elektronik; u vu në funksion Dokumenti Elektronik i magazinimit të përkohshëm si dhe vula elektronike.

/j.p//r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.