BRUKSEL – Papunësia në rritje në zonën euro

BRUKSEL, 1 shtator /ATSH-AFP/ – Papunësia është rritur në muajin korrik në zonën euro, ndërkohë që inflacioni ka kaluar në territor negativ në muajin gusht për herë të parë që prej muajit maj 2016, theksoi sot Zyra europiane e Statistikave.

“Në korrik, niveli i papunësë arriti në 7,9%, nga 7,7% në qershor”, sipas Eurostat, që nënvizoi se mënyra e llogaritjes nuk mundëson të merren parasysh plotësisht pasojat e kufizimit.

Në gusht, inflacioni u regjistrua në -0,2%, nga +0,4% në korrik, sipas një vlerësimi të parë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.