UASHINGTON – SHBA-ja i afrohet pragut prej gjashtë milionë rastesh me COVID-19

UASHINGTON, 31 gusht /ATSH-AFP/ – SHBA-ja iu afrua sot pragut prej gjashtë milionë rastesh me COVID-19, një epidemi që ka infektuar më shumë se 25 milionë persona në total në botë, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

“Totali i rasteve të regjistruara është 5 993 668”, theksoi Universiteti i Baltimores, në verilindje të SHBA-së.

Sipas këtyre të dhënave, numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit në SHBA është 183 034 dhe 2 153 939 persona janë konsideruar si të shëruar nga COVID-19.

SHBA është shumë larg vendeve të prekura më shumë në botë nga pandemia në shifra absolute, si për nga numri i kontaminimeve ashtu dhe për nga numri i të vdekurve./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.