LIBAN – Kryeministri i ri premton reforma dhe një marrëveshje me FMN

BEJRUT, 31 gusht /ATSH-AFP/ – Kryeministri i ri libanez, Moustapha Adib u angazhua sot në përfundim të emërimit të tij për të formuar sa më shpejt një qeveri të ngarkua për fillimin e reformave, të pritura prej shumë kohësh dhe për të arritur një marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar për të nxjerrë vendin nga kolapsi ekonomik.

“Detyra që kam pranuar përqendrohet në faktin që të gjitha forcat politike (…) janë koshiente për nevojën e formimit të një qeverie në kohë rekord dhe për të filluar zbatimin e reformave, duke filluar me një marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN)”, deklaroi Adib në një fjalim televiziv.

Libani kishte filluar në muajin maj negociatat me FMN në kuadër të një plani shpëtimi prej rreth 10 miliardë dollarë, në këmbim të një serie reformash afatgjata të shmangura nga autoritetet libaneze.

“Nuk është koha e fjalëve dhe premtimeve (…) por e veprimit”, shtoi Adib duke u shprehur se kërkonte të formonte një ekip ministror homogjen të përbërë nga personat kompetent (…) për të vënë në zbatim sa më shpejt reformat bazë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.