Kuvendi nis sesionin e VII të legjislaturës së IX me seancën plenare të 7 shtatorit

TIRANË, 30 gusht /ATSH-I.Vata/ Kuvendi i Shqipërisë nis sesionin e VII të legjislaturës së IX në seancë plenare më 7 shtator.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka urdhëruar thirrjen e sesionit të VII të legjislaturës së IX të Kuvendit të Shqipërisë në seance plenare datë 07.09.2020, ora 17:00, me rend dite: Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 29.07.2020 dhe 30.07.2020. Njoftimi i çështjeve të depozituara në Kuvend për shqyrtim. Miratimi/Njoftimi i draftprogramit të punës së Kuvendit për periudhën 7 shtator – 16 tetor 2020. Miratimi i njoftimi i draftkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 7 – 25 shtator 2020.

Po ashtu, Kryetari i Kuvendi Ruçi, në urdhrin e tij ngarkon shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet. /j.p//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.