TIRANË, 31 gusht /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, këtë fillimjave që përkon dhe me mbylljen e muajit gusht, leku shënoi pozita të qëndrueshme ndaj monedhave të huaja kryesore.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet në të njëjtën vlerë sa në fundjavë, me 104,33 lekë. Ndërsa euroja ka fituar lehtë 0,01 lekë dhe këmbehet sot në kuotën e 124,09 lekëve.
Në tregun valutor, leku fitoi pikë sot ndaj frangës zvicerane dhe humbi në këmbim me paundin britanik, përkatësisht me 0,21 lekë dhe 0,24 lekë.
Monedha britanike këmbehet me 138,82 lekë dhe franga zvicerane këmbehet 115,37 lekë. /j.p//r.e/
Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
---|---|---|---|---|
Dollar amerikan | USD | 104.33 | 0.00 | |
Euro | EUR | 124.09 | +0.01 | |
Poundi Britanik | GBP | 138.82 | +0.24 | |
Franga Zvicerane | CHF | 115.37 | -0.21 | |
Jeni Japonez (100) | JPY | 98.47 | -0.40 | |
Dollari Australian | AUD | 76.68 | +0.31 | |
Dollari Kanadez | CAD | 79.84 | -0.04 | |
Korona Suedeze | SEK | 12.07 | -0.03 | |
Korona Norvegjeze | NOK | 11.89 | +0.03 | |
Korona Daneze | DKK | 16.70 | +0.01 | |
SDR | SDR | 147.98 | +0.63 | |
Ari(OZ 1) | XAU | 205004.94 | +586.94 | |
Argjend(OZ 1) | XAG | 2905.42 | +34.45 | |
Juani Kinez (onshore) | CNY | 15.24 | +0.04 | |
Juani Kinez (offshore) | CNH | 15.23 | +0.02 | |
Lira Turke | TRY | 14.20 | -0.03 |