AUSTRALI – Numri i rasteve të reja me COVID-19 në nivelin më të ulët që prej dy muajsh

SIDNEI, 31 gusht /ATSH-AFP/ – Australia ka regjsitruar të paktën 100 raste të reja me koronavirusin e ri, për herë të parë në dy muaj, gjë që jep shpresë për një ulje afatgjatë të valës së dytë epidemike që është përqendruar në rajonin e Melburnit.

Shteti i Viktorias, kryeqyteti i të cilit është Melburni, ka regjistruar vetëm 73 raste të reja sot, ndërsa në kulmin e krizës, më shumë se 700 kontaminime të reja ishin shfaqur në fund të korrikut në 24 orë.

Kufizime janë vendosur që prej disa javësh për banorët e qytetit duke pëfshirë këtu dhe gjendjen e jashtëzakonshme dhe mbylljen e bizneseve jo thelbësore deri më 13 shtator.

Kryeministri i shtetit, Daniel Andrews njoftoi se do të paraqiste një program mbi etapat e lehtësimit të kufizimeve duke theksuar se lehtësimi i kufizimeve do të ishte gradual.

Rreth 26 000 raste janë regjistruar në total në Australi, një vend ku 652 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.