Zgjedhjet në Mal të Zi/ Pjesëmarrje shumë e lartë në votime, 14.3% deri në orën 09:40

PODGORICË, 30 gusht/ATSH/ Qytetarët e Malit të Zi po votojnë në zgjedhjet parlamentare dhe në ato për asambletë në 5 komuna. Sipas të dhënave të Komisionit të Zgjedhjeve në Podgoricë, deri në orën 09:40, kanë votuar 14.3 % e personave në listat e votimit, një përqindje gati dyfsih më e lartë krahasuar me shifrat e katër viteve më parë.

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2016 në këtë fashë orare kishin votuar vetëm 6.5%.

Deri tani kanë votuar 75600 qytetarë.

Kryetari i Partisë Lidhja Demokratike Shqiptare e cila është në koalicion me Lista Shqiptare, Nikollë Camaj ka votuar në Tuz. Ndërkohë, kryetari i Alternativës Shqiptare kandidat i Listës Shqiptare në Tuz votoi rreth orës 10:00. “Unë sapo përfundova obligimin qytetar, andaj Ju ftoj edhe juve të delni në votime!”, u shpreh ai.

Në Malin e Zi po mbahen sot zgjedhjet parlamentare në të cilat marrin pjesë 6 koalicione dhe 5 parti politike.

540,026 qytetarë kanë të drejtë vote në këto zgjedhje.

/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.