Zgjedhjet në Mal të Zi/ Nikollë Camaj për ATSH: Pjesëmarrja e lartë në rang vendi e bën të nevojshme votën e çdo shqiptari

PODGORICË, 30 gusht/ATSH/ “Zgjedhjet po zhvillohet brenda një normaliteti dhe pa tensione të dukshme”, u shpreh sot në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Nikollë Camaj, kandidat në Listën Shqiptare, Genci Nimanbegu-Nik Gjeloshaj.

“Presim përkrahje të ngjashme me atë të Tuzit, që do të thotë,  së paku 2 deputetë nga Lista Shqiptare”, theksoi Camaj, i cili ftoi shqiptarët të dalin në zgjedhje.

“Dalja tepër e lartë deri në këto momente, në nivel të Malit të Zi,  e rrit koston e deputetit, në numër votash,  prandaj jemi të interesuar që të nxjerrim çdo shqiptar për të votuar”, theksoi Nikollë Camaj.

Qytetarët e Malit të Zi po votojnë në zgjedhjet parlamentare dhe në ato për asambletë në 5 komuna. Sipas të dhënave të Komisionit të Zgjedhjeve në Podgoricë, deri në orën 09:40, kanë votuar 14.3 % e personave në listat e votimit, një përqindje mjaft e shtuar krahasuar me shifrat e katër viteve më parë.

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2016 në këtë fashë orare kishin votuar vetëm 6.5%.

Shqiptarët garojnë në këto zgjedhje në 2 koalicione. /j.p/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.