Nga janari, mbi 19 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes

TIRANË, 30 gusht/ATSH/ Vijon programi universal i qeverisë që mbështet familjet e reja për çdo të porsalindur me 40,000-120,000 lekë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se nga janari 19,162 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes, ose 700 më shumë se e njëjta periudhë e vitit të shkuar.

Mes tyre, theksoi ajo, 3560 fëmijë të lindur jashtë vendit, por të regjistruar në Shqipëri, e kanë përfituar bonusin.

Me bonusin e bebes të akorduar nga Qeveria shqiptare, prindërit për fëmijën e parë përfitojnë 40.000 lekë, 80.000 lekë për beben e dytë si dhe 120.000 për fëmijën e tretë.

Kur bebet janë binjakë ata do të përfitojnë nga 80.000 lekë të dy, ndërsa kur janë trinjakë do të përftojnë nga 120.000 lekë secili.

/a.gjonaj/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.