MALI I ZI – Fillojnë zgjedhjet parlamentare në sfondin e mosmarrëveshjeve fetare

PODGORICË, 30 gusht /ATSH-AFP/ – Malazezët votojnë sot në zgjedhjet legjislative duke vënë në provë tre dekada të dominimit të formacionit të presidentit pro-perëndimor Milo Gjukanoviç, i cili po përballet me një ambient të tendosur, një opozitë të mbështetur nga Kisha e fuqishme Ortodokse serbe.

Qendrat e votimit u hapën në orën 05:00 GMT dhe do të mbyllen në orën 18:00 GMT.

Zgjedhësit do të mbajnë maskë, dezinfektohen dhe do të ruajnë distancën për shkak të koronavirusit.

Ekonomia është goditur rëndë në këtë vend nga pandemia ku turizimi gjeneron një të katërtën e Prodhimit të Brendshëm Bruto kombëtar.

Një reformist dinamik për disa, një autokrat i korruptuar për të tjerët, Milo Gjukanoviç , 58 vjeç, ka qeverisur Malin e Zi pothuajse vazhdimisht që nga fundi i epokës komuniste në fillim të viteve 1990.

Partia e tij Demokratike e Socialistëve (DPS) kurrë nuk i ka humbur zgjedhjet dhe Gjukanoviç ka drejtuar vendin më pak të populluar në Ballkan (620 000 banorë) drejt pavarësisë nga Serbia në 2006, në pranimin në NATO në 2017 dhe në portat e Bashkimit Europian (BE).

Por maxhoranca e tij në largim është aq e ndjeshme dhe përballja me një opozitë të krahut të djathtë pro-serb, në favor të lidhjeve më të ngushta me Beogradin dhe Moskën, duket e vështirë.

Partitë shqiptare në Malin e Zi kanë vendosur që të dalin me lista të përbashkëta në zgjedhjet parlamentare

/ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.