PD: Emërimi i Albert Dervishajt nëndrejtor i Policisë, në shkelje me ligjin

TIRANË, 29 gusht/ATSH/ Partia Dekokratike reagoi sot për emërimin e Albert Dervishajt në postin e nëndrejtorit të Policisë së Shtetit.

Përmes një deklarate për shtyp, ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi tha se “Albert Dervishaj është emëruar si numri 2 i Policisë së Shtetit në shkelje të ligjit që e ndalon përfshirjen në polici të bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit”.

“Duke emëruar Albert Dervishajn në këtë post, kanë shkelur ligjin dhe për këtë duhet të mbajnë përgjegjësi. Emëruesit e tij në krye të Policisë së Shtetit, heshtin sepse ata e dinë ekzistencën e dosjes me numër regjistri 7559 në degën e sigurimit në Korçë, në emrin e Albert Dervishajt. Me këtë heshtje ata nxjerrin zbuluar farsën me vettingun që ngritën vet dhe ligjin për policinë e Shtetit duke emëruar me bindje të plotë sigurimsa në krye të organizatës më të rëndësishme ligjzbatuese në Shqipëri”, tha ajo.

Çupi tha se “Albert Dervishaj duhet të shkarkohet menjëherë nga detyra”. /m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.