“24 orë ujë i pijshëm në vitin 2021“/ Krahas Rindërtimit në Fushë Krujë vijon puna në kantierin e ujit, 24.9 km rrjet i ri shpërndarjeje

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/352563859077723/

TIRANË, 29 gusht /ATSH – I. Vata/- Krahas rindërtimit të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, në Fushë Krujë po vijon puna edhe në kantierin e ujit.

“Kantieri i ujit në Fushë Krujë, ndërtuar 40 vite më parë dhe megjithë një investim në 2005-2006, për banorët e zonës me furnizim maksimal arrin nga 8 deri 10 orë ujë në ditë”, tha ai.

Po ashtu, Rama theksoi se Fushë Kruja në vitin 20121 do të ketë 24 orë ujë.

“Sot po punohet që në vitin 2021 krahas rindërtimit pas tërmetit në Fushë Krujë, banorët të kenë 24 orë ujë në çezma me cilësi pas ndërtimit nga e para të 24.9 km rrjet të ri shpërndarjeje”, tha ai.

Investimi do të bëhet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Fushë Krujë. Linja e transmetimit deri tani ka qenë jashtë funksionit ndërsa investimet kyçe tërësisht të degraduara.

Gjendja e deritanishme flet për furnizim me ujë 8-10 orë në ditë. Në periudhën e thatësirës familje të tëra merrnin 0.5-2.5 orë ujë në ditë.

Sot janë realizuar 19% të punimeve. Punohet për 4.5 km linjë e re transmetimi, 29.4 km rrjet i ri i shpërndarës, depo e re 4.000 M3, një pusshpim i ri, 100% instalimi i ujëmatësave. 24 orë ujë i pijshëm me cilësi. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.