Princat William dhe Harry: Një statujë për të reflektuar mbi jetën e Princeshës Diana

LONDËR, 28 gusht /ATSH-DPA/ – Princat William dhe Harry planifikojnë të prezantojnë një statujë të nënës së tyre, Princeshës Diana, vitin e ardhshëm, në atë që do të kishte qenë ditëlindja e saj e 60-të, njoftoi sot familja mbretërore.

“Statuja do të vendoset në kopshtin “Sunken” në Pallatin Kensington të Londrës dhe do të zbulohet më 1 korrik”, tha Pallati në një deklaratë.

“Princat shpresojnë se statuja do t’i ndihmojë të gjithë ata që vizitojnë Pallatin Kensington që të reflektojnë për jetën e nënës së tyre dhe trashëgiminë e saj”, shtoi ai.

Statuja u porosit në vitin 2017 nga William dhe Harry, për të shënuar 20-vjetorin e vdekjes së Dianës.

Sipas BBC, statuja është krijuar nga skulptori britanik Ian Rank-Broadley, i cili më parë ka realizuar një portret të Mbretëreshës Elizabeth II, që paraqitet në monedhat britanike./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.