Porti i Durrësit/ 9 anije tregtare në përpunim me rreth 35 mijë tonë mallra dhe 450 TEU

TIRANË, 28 gusht/ATSH/ Në portin e Durrësit janë rreth 35 mijë tonë mallra dhe 450 TEU, nga 9 anije tregtare në pritje dhe përpunim.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se “6 anije tregtare janë në proces përpunimi në kalatat portuale të Portit të Durrësit ditën e sotme, ndërsa 3 të tjera priten në orët e ardhshme”.

Sipas APD-së, mallrat që po përpunohen janë kryesisht grurë, çimento, skrap, dhe 450 TEU (njësi konteinerike).

Anijet tregtare “Krylan”, “Moon”, “Anatoily Sadenko”, “Coral C”, “Selim”, “MsC Tia” dhe “Thunder”, janë akostuar në molet portuale gjatë orëve të fundit, për të vijuar me ngarkim/shkarkimin e tyre.

Në orët në vijim priten 3 anije tregtare me rreth 11, 329 tonë mallra të llojit; grurë, xhama, hekur dhe melaminë, etj./k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.