KIEV – Ukraina e gatshme të presë bjellorusët e arratisur nga represioni

KIEV, 28 gusht /ATSH-AFP/ – Ukraina u shpreh e gatshme për të pritur bjellorusët e arratisur nga represioni në vendin e tyre, me të cilin Kievi ka ngrirë kontaktet në sfondin e krizës politike të lidhur me rizgjedhjen e kontestuar të presidentit, Alexandre Lukashenko.

“Qytetarët bjellorus që do të tentojnë të hyjnë në Ukrainë duke kërkuar të arratisen nga kriza do të përfitojnë një regjim preferencial”, deklaroi për shtypin kreu i diplomacisë ukrainase, Dmytro Kouleba.

“Rojat kufitare do të shqyrtojnë kërkesat e tyre dhe do t’i pajisin me një autorizim hyrjeje”, shtoi ai.

Disa bjellorus, veçanërisht ati që punojnë në sektorin e internetit dhe teknologjisë, kanë mbërritur tashmë në Ukrainë këto javët e fundit, nga frika e represionit të lëvizjes së kontestave nga presidento Lukashenko.

Kjo masë u njoftua disa orë pas mbylljes së kufijve ukrainas për pjesën më të madhe të vendeve të huaja për një periudhë 30 ditore, në sfondin e një vale të re të epidemisë së koronavirusit të ri në disa rajone të botës./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.