VJENË, 28 gusht /ATSH-AFP/ – Presidenti në detyrë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), kryeministri shqiptar Edi Rama, dënoi sot në Vjenë situatën shumë alarmante në Bjellorusi duke i kërkuar Minskut të lejojë fillimin e një ndërmjetësimi.
Pas zgjedhjeve presidenciale të kontestuara të 9 gushtit, qeveria e Bjellorusisë ka reaguar ndaj protestave me një përdorim të forcës, ndalime të përgjithshme dhe kufizime në lirinë e medias”, theksoi Rama në hapje të një takimi special të Këshillit të Përhershëm të OSBE-së për situatën në Bjellorusi.
“Më shumë se 100 gazetarë janë ndaluar, deportuar apo janë bërë objekt i dhunës. Është thellësisht alarmante, ashtu siç janë humbjet e jetëve dhe informacionet mbi zhdukjen e personave. Tabloja është e tmerrshme. Është një ankth potencial për Bjellorusinë dhe për popullin e saj”, shtoi ai.
Edi Rama përsëriti propozimin e tij për ndërmjetësim dërguar më 17 gusht presidentit bjellorus, Alexandre Loukachenko, gjithmonë i vlefshëm.
“Ne mund të luajmë një rol dhe të ndihmojmë për dialogun. Ju lutem jepini një mundësi kësaj oferte”, theksoi ai në praninë e 57 vendeve anëtare të organizatës, selia e të cilës ndodhet në Vjenë.
Alexandre Lukashenko po përballet me opozitën që hedh poshtë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale që nxorrën fitues Lukashenkon me 80% të votave, për herë të parë që prej vitit 2001.
Shqipëria mban presidencën e radhës së OSBE-së./ /ec/