12,000 tonë fruta dhe perime me vlerë 6.4 miliardë lekë u eksportuan në 6 muaj

TIRANË, 28 gusht /ATSH/ Pavarësisht situatës së krijuar nga COVID-19 eksportet e bujqësisë në vendin tonë u rritën me 11.6%.

Shifrat e bëra publike nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj tregojnë që fermerët e kanë rritur eksportin e produkteve me 11.6% gjatë periudhës janar-qershor 2020.

“Rriten me 11.6% eksportet e bujqësisë në Shqipëri pavarësisht kushteve të pandemisë. Fermerët shqiptarë edhe pse në gjëndjen e pandemisë botërore COVID-19 kanë rritur me 11.6% sasinë e frutave dhe perimeve të eksportuara gjatë periudhës janar-qershor 2020”, bën të ditur Denaj.

“112,000 tonë fruta dhe perime u eksportuan gjatë kësaj periudhe me një vlerë prej 6.4 miliardë lekësh”, tha Denaj.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.