Zgjedhjet në Malin e Zi/ Basha: Në 30 gusht dilni në zgjedhje e votoni parti shqiptare

TIRANË, 27 gusht /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në Twitter ftoi sot shqiptarët e Malit të Zi që të votojnë për partitë shqiptare në zgjedhjet e 30 gushtit.

“Voto shqip. Në 30 gusht dilni në zgjedhje  e votoni parti shqiptare”, theksoi Basha.

“Vetëm deputetët  shqiptarë të partive shqiptare janë në shërbim të shqiptarëve”, nënvizoi kryetari i Partisë Demokratike.

Në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit në Mal të Zi shqiptarët garojnë me dy lista, “Lista Shqiptare” e kryesuar nga Genc Nimanbegu – Nik Gjeloshaj”, të cilën e përbëjnë Forca e Re Demokratike, Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare, Lëvizja “Perspektiva” dhe Unioni i Tuzit dhe lista tjetër shqiptare “Bashkë me një za”.

/gj.mima//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.