Shtetasit shqiptarë që udhëtojnë nga aeroportet e Shkupit dhe Ohrit, të detyrueshëm pajisjen e testit PCR negative

TIRANË, 27 gusht/ATSH/ Të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë planifikuar të udhëtojnë me kompaninë Wizz Air nga aeroportet e Shkupit dhe Ohrit kanë të detyrueshme pajisjen e testit PCR negative, me vlefshmëri deri në 72 orë nga data e fluturimit.

Lajmi u bë i ditur nga ambasada e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut.

Sipas saj, ky është një vendim i kompanisë Wizz Air.

“Shtetasit shqiptarë munden të hyjnë nga pikat kufitare tokësore, midis dy vendeve pa patur nevojë për test PCR”, – thekson Ambasada./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.