RUSI – Putin: Të gjitha palët të gjejnë një zgjidhje për krizën në Bjellorusi

MOSKË, 27 gusht /ATSH-AFP/ – Presidenti rus, Vladimir Putin u bëri thirrje të gjithë aktorëve të krizës që ka goditur Bjellorusinë, përfshirë nga një lëvizje kontestash të pazakonta që prej zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, të gjejnë zgjidhje për krizën. 

“Ne jemi të bindur se të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces do të kenë mjaft mirëkuptim, pa ekstremizma, për të gjetur një zgjidhje për krizën”, deklaroi presidenti rus në një intervistë për stacionin televiziv publik Rossiya-24.

mp-tbm/apo/lb

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.