POLONI – Morawiecki: Rusia të braktisë planet për veprim ushtarak në Bjellorusi

VARSHAVË, 27 gusht /ATSH-DPA/ – Qeveria polake i kërkoi Rusisë të braktiste planet e saj për një ndërhyrje ushtarake në Bjellorusinë fqinje, tha sot kryeministri polak Mateusz Morawiecki.

“Qeveria polake i kërkon Rusisë të tërhiqet menjëherë nga planet për një ndërhyrje ushtarake në Bjellorusi, nën justifikimin e rremë të rikthimit të kontrollit, një veprim armiqësor në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut të popullit bjellorus, i cili duhet të jetë i lirë të vendosë fatin e tij”, shkroi Morawiecki në Twitter.

Më herët sot, presidenti rus Vladimir Putin tha se kishte një rezervë oficerësh rusë të zbatimit të ligjit, e formuar me kërkesë të presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko, e përgatitur për të hyrë në Bjellorusi, me qëllim ndalimin e protestave në atje./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.