Kualifikimi i “Teutës” në Europa League, sërish futbolli dhuron emocione të forta

TIRANË, 27 gusht /ATSH – I. Vata/- Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka uroi ekipin Teuta për kualifikimin në Europa League.

“Urime Teutës që na gëzoi pa masë sot, të gjithëve. Shumë i gëzuar për kualifikimin në Europa League! Paraqitja e skuadrave shqiptare në Europë, nuk mund të quhet një surprizë, por një realitet i prekshëm që tregon qartazi rritjen cilësore të futbollit shqiptar dhe në mënyrë të veçantë të Kategorisë Superiore. Sot ishte e vështirë me Beitar Jerusalem, por që u fitua me meritë nga skuadra durrsake. Një paraqitje dinjitoze që lartëson emrin e futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare. Uroj që edhe skuadrat e tjera që na përfaqësojnë në Europa League të na sjellin të njëjtat emocione dhe krenari për të gjithë futbolldashësit shqiptarë”, shprehet ai.

Po ashtu Duka shtoi se “sërish futbolli dhuron emocione të forta dhe kënaqësi në këto ditë të vështira”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.