Infrastrukturë moderne me 12 korsi në Morinë, me mbështetjen e grantit të BE-së

TIRANË, 27 gusht /ATSH/ Pika e kalimit kufitar të Morinës është përmirësuar falë grantit të BE-së.

Që nga korriku i vitit 2018, kjo infrastrukturë moderne me 12 korsi dhe siguri të përbashkët të shtuar ka ndihmuar për ta bërë pikën kufitare shumë më të lehtë për qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës.

Delegacioni i Bashkimit Europian ka publikuar sot foto nga pika e kalimit kufitar në Morinë.

“Si një nga vendkalimet kufitare me trafik më të dendur në rajon, ai është përmirësuar falë grantit të BE-së, duke sjellë si Shqipërinë ashtu edhe Kosovën një hap më tej drejt standardeve të Bashkimit Europian”, shprehet Delegacioni i BE-së.

“Që nga korriku i vitit 2018, kjo infrastrukturë moderne me 12 korsi dhe siguri të përbashkët të shtuar ka ndihmuar për ta bërë pikën kufitare shumë më të lehtë për qytetarët e Shqipërisë, Kosovës dhe të gjithë mysafirët e tyre”, nënvizon Delegacioni i BE në Tiranë.

 

/gj.mima//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.