FOTO/ Punime me ritme të larta në aksin rrugor Korçë-Ersekë

TIRANË, 27 gusht/ATSH/ Në aksin rrugor Korçë-Ersekë po punohet me ritme të larta.

Autoriteti Rrugor Shqiptar publikoi sot foto të punimeve përgjatë këtij aksi rrugor, ku po kryhen punimet e riveshjes dhe riparimit të shtresave asfaltike në aksin rrugor nacional Korçë-Ersekë, zona e Qarrit.

Rruga Korçë-Erseke është e ndarë në tre lote. Loti i parë ka përfunduar që në 2018-ën.

Loti i parë i aksit rrugor Korçë-Ersekë krijon lidhjen e qytetit më të madh të juglindjes, me 4 zona të cilat janë pjesë e projektit “100 Fshatrat”.

Ndërtimi i aksit rrugor Korçë-Ersekë nuk do të shërbejë vetëm për të përmirësuar lëvizjen e automjeteve. Projekti përfshin edhe ndërtimin e trotuareve, korsive të biçikletave, ndriçimin dhe gjelbërimin./k.s//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.