FOTO/ Një vit pas rikualifikimit të sheshit rekreativ në zonën e Ali Demit, prindërit dhe fëmijët frekuentojnë hapësirat

TIRANË, 27 gusht/ATSH/Investimet në nivel kapilar në çdo rrugicë dhe lagje të Tiranës kanë sjellë impakt pozitiv të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve.

Përmirësimi i infrastrukturës, rigjenerimi i gjelbërimit në sheshit rekreative në në zonën e Ali Demit si dhe mirëmbajtja e moduleve të ndryshme të lojërave për fëmijët e ka kthyer zonën në një hapësirë argëtimi dhe çlodhjeje për fëmijët dhe të moshuarit.

Fëmijët dhe të rinjtë argëtohen në sheshet sportive dhe këndet e lojërave, ndërsa të moshuarit kalojnë orët e paradites dhe pasdites në stolat e vendosur në lulishtet e parkut. Këndi i lojërave për fëmijë në zonën e Ali Demit shërben edhe si një shesh pushimi për të moshuarit dhe banorët e këtij komuniteti.

Bashkia e Tiranës ka njoftuar se një vit pas rikualifikimit të sipërfaqes prej prej 820 m2 me gjelbërim, tanimë gumëzhin sheshi rekreativ te zona e “Ali Demit”.

“Gumëzhin sheshi rekreativ te zona e “Ali Demit”, ku një vit më parë u rikualifikua sipërfaqja prej 820 m2 me gjelbërim, 5 module lodra për fëmijët, ndriçim, stola, kosha etj”, bëjnë të ditur specialistët e bashkisë. z.tosku//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.