FOTO/ Inagurohet këndi i lojërave për fëmijë në fshatin Mollas në Cërrik

TIRANË, 27 gusht/ATSH/ Bashkia e Cërrikut ka lajmëruar se në fshatin Mollas u inaugurua këndi i ri i lojërave, i mbështetur nga shoqëria gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar.

Specialistët e bashkisë kanë informuar se projekti i GIZ “Menaxhimi i Integruar i Mbetjeve – Miqësor me Mjedisin” ka mbështetur bashkitë partnere gjatë periudhës së COVID-19 për të angazhuar punonjësit e tyre në punë dhe shërbime publike, kryesisht për të përmirësuar hapësirat e gjelbra dhe rikrijuese për fëmijët dhe moshat e treta”.

“Në bashkinë Cërrik, si një nga bashkitë partnere të projektit, u inaugurua këndi i lojërave në fshatin Mollas. Projekti i GIZ ofroi pajisjet për fëmijë (lisharëse, balanca, rrotullame) si dhe stola e kosha për parkun”, bëjnë me dije specialistët e bashkisë.

Aktualisht, po vijon puna edhe në 3 bashki të tjera si: Peqin, Roskovec dhe Himarë për ndërtimin e këndeve të lojërave për fëmijët. z.tosku//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.