Vijojnë me ritme të larta punimet në rrugën Kardhiq-Delvinë, përfundojnë 80% e punimeve në lotin 5

 

https://www.facebook.com/ministriaeinfrastrukturesdheenergjise/videos/302555574337117/?t=2

TIRANË, 26 gusht/ATSH/ Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë informoi sot se punimet në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, Loti 5 po vijojnë me ritme të larta.

Sipas MIE-s, në Lotin 5 të rrugës Kardhiq – Delvinë, vijon puna për të përmbyllur brenda afatit këtë segment, pjesë e të gjithë veprës, e cila do të lehtësojë udhëtarët dhe do të shkurtoj kohën e udhëtimit.

Loti i 5 i aksit rrugor Kardhiq-Delvinë ka një gjatësi prej 3.1 km dhe deri tani janë realizuar 80% e vëllimit të punimeve. MIE bën të ditur se ka përfunduar shtresa e konglomeratit në 500 metrat e parë të rrugës.

Ndërkohë në fillim të këtij muaji kanë nisur edhe punimet për tunelin që do të lidhë aksin e ri Delvinë-Kardhiq.

Punimet për ndërtimin e tunelit pritet të përfundojnë në fillim të vjeshtës së vitit 2021.

Rruga Kardhiq – Delvinë një nga projektet e paketës transformuese për ekonominë dhe turizmin e të gjithë zonës ka një gjatësi prej 34 km.

Ajo është cilësuar një nga akset me prioritare që shkurton me 3 orë kohë nga Tirana në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm turizmit.

Ky është një nga projektet e paketës transformuese për ekonominë dhe turizmin e të gjithë zonës, që siguron lidhjen shumë më shpejtë të Gjirokastrës me bregdetin duke evituar Qafën e Muzinës për të vijuar përmes Nivicës. /a.gjonaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.