SHBA – Pompeo: Moska të ndërmarrë një hetim të menjëhershëm për helmimin e Navalnyt

UASHINGTON, 26 gusht /ATSH-AFP/ – SHBA-ja i kërkoi sot autoriteteve ruse të ndërmerrnin një hetim të menjëhershëm për helmimin e opozitarit kryesor të Kremlinit, Alexeï Navalny, me qëllim që përgjegjësit të përgjigjen para ligjit.

Në një komunikatë, kreu i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo shprehu shqetësimin e thellë të Uashingtonit për tezën e helmimit të dyshuar, njoftuar më herët nga mjekët gjermanë pas transferimit të Navalnyt nga Rusia në Gjermani, ku ndodhet i shtruar në spital, në gjendje kome.

“Nëse kjo është e vërtetë, SHBA-ja mbështet thirrjen e Bashkimit Europian për një hetim të plotë dhe janë të gatshëm të mbështesin një përpjekje të tillë”, shtoi ai.

“Familja e Navalnyt dhe popullit rus meritojnë një hetim të plotë dhe transparent dhe përgjegjësit të dalin para ligjit”, nënvizoi Pompeo duke i uruar një shërim të plotë opozitarit rus.

Më herët, ambasadori amerikan në Moskë, John Sullivan kishte theksuar se konfirmimet e mjekëve gjermanë e bënin të nevojshëm një hetim të menjëhershëm, të plotë dhe transparent nga ana e autoriteteve ruse”,  sipas deklaratave të cituara në Twitter nga zëdhënësja e tij, Rebecca Ross./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.