Nis rikonstruksioni i shkollës “Jashar Hoxha” në Paskuqan/ Përfitojnë 1400 nxënës

TIRANË, 26 gusht /ATSH/ – Ka nisur riksontruksioni i shkollës “Jashar Hoxha” në Paskuqan.

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli ka publikuar disa foto sesi kanë qenë ambientet e brendshme dhe të jashtme të kësaj shkolle, që nga klasat, korridoret, dyert, dritaret, tualetet, të cilat i quan rrënqethëse.

Suli bën krahasimin sesi do të jetë shkolla pas rikonstruksionit që ka filluar tashmë.

“Pamje rrënqethëse nga shkolla “Jashar Hoxha” në Paskuqan, të lëna nga ata që krekosen si “gjeli majë plehut” dhe që s’mund të bënin asgjë për shkollat”, ka theksuar Suli.

“Filluam rikonstruksionin e shkollës për 1400 nxënësit e zonës, sepse dija nuk mund të transmetohet veçse në kushte e mjedise që nuk japin mesazhe të kundërta me të”, ka nënvizuar kryebashkiaku i Kamzës.

“Kamza është kthyer në kantier të ndërtimit, pas 30 vitesh keqmenaxhim, tranformimi i saj është premtimi që çdo ditë mbajmë”, ka shtuar Suli.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.