Nga Cërriku në Roskovec/ Mbështetje bashkive për ndërtimin e këndeve të lojrave

TIRANË, 26 gusht /ATSH/ GIZ mbështet bashkitë partnere për të përmirësuar hapësirat e gjelbra dhe rikrijuese për fëmijët dhe moshat e treta.

Projekti i GIZ “Menaxhimi i Integruar i Mbetjeve – Miqësor me Mjedisin” ka mbështetur bashkitë partnere, gjatë periudhës së COVID-19, për të angazhuar punonjësit e tyre në punë dhe shërbime publike, kryesisht për të përmirësuar hapësirat e gjelbra  dhe rikrijuese për fëmijët dhe moshat e treta.

Në bashkinë Cërrik, si një nga bashkitë partnere të projektit, u inaugurua këndi i lojërave në fshatin Mollas (Njësi Administrative), njoftoi sot GIZ.

Projekti i GIZ ofroi pajisjet për fëmijë (lisharëse, balanca, rrotullame) si dhe stola e kosha për parkun.

Puna po vazhdon edhe në bashkitë e tjera partnere, ku në Roskovec po ndërtohen 3 kënde lojërash; në Peqin dhe Himarë nga 1 kënd lojërash.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.