TIRANË, 26 gusht/ATSH/Në ambientet e bashkisë Përrenjas është zhvilluar sot takimi mes përfaqësuesve të bashkisë dhe gjithë drejtuesve të shkollave mbi mbarëvajtjen e procesit mësimor, në nisje të vitit të ri akademik.
Ky takim kishte në fokus kryesor vitin e ri akademik 2020-2021 teksa rinisja e këtij viti mësimor do jetë i ndryshëm nga të tjerët kjo për shkak të COVID-19 .
Kryetari i bashkisë, Nuri Belba u shpreh gjatë këtij takimi se nga ana e bashkisë do të merren të gjitha masat për të garantuar kushtet higjeno-sanitare.
Do fillohet të dizefektohen të gjitha ambjentet e shkollave, kopshteve, çerdheve në mënyrë që çdo fëmijë të gjej një mjedis të pastër.
Krahas situatës së Covid-19 drejtuesit e shkollave shprehën problematika të ndryshme.
Bashkia Përrenjas duke e vlerësuar çdo kërkese të tyren ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe qënë pranë tyre në çdo moment. z.tosku/j.p/