Investimi në rrugën e Durrësit/ Lidhja e re e ujit garanton më shumë furnizim dhe cilësi

TIRANË, 26 gusht/ATSH/Bashkia e Tiranës po kryen një ndërhyrje të rëndësishme në rrugën e “Durrësit” duke garantuar falë lidhjes së re të ujit, furnizim dhe cilësi për banorët e zonës.

“Banorët e rrugës së “Durrësit”, përfitojnë nga lidhja e re e ujit që garanton më shumë furnizim dhe cilësi, falë punës së kryer së fundmi nga grupet tona në terren . Jemi çdo ditë në punë për të qenë pranë komunitetit pas çdo sinjalizimi apo denoncimi për problematika të ndryshme’’, ka njoftuar bashkia e Tiranës.

Një investim po aq i rëndësishëm po implementohet edhe në bllokun e kufizuar nga rrugët “Robert Shvarc”, “Liman Kaba”, “Skënder Luarasi”, dhe “Hasan Alla”.

Ky projekt zbatimi do të përmirësojë ndjeshëm furnizimin dhe cilësinë e ujit të pijshëm për të gjithë banorët e kësaj zone të njohur të kryeqytetit. z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.