GJENEVË – Forumi ekonomik botëror i DAVOS-it 2021 zhvendoset në verën e ardhshme

GJENEVË, 26 gusht /ATSH-AFP/ – Forumi ekonomik botëror i Davosit, që zhvillohet zakonisht në dimër është zhvendosur në fillim të verës së ardhshme sepse nuk janë krijuar kushte për ta organizuar në mënyrë të sigurtë në janar për shkak të pandemisë së COVID-19, dekalroi drejtoria e Forumit në një komunikatë. 

“Forumi Ekonomik Botëror ka vendosur këtë pasdite të riprogramojë takimin e përvitshëm të 2021 në Davos në fillim të verës së ardhshme”, deklaroi një zëdhënës i organizatës duke shtuar se sipas mendimit të ekspertëve nuk ishte i mundur organizimi i forumit në mënyrë të sigurtë në muajin janar./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.