FOKUS – PBB-ja e vendeve anëtare të OECD u tkurr me 9,8 % në T2

PARIS, 26 gusht /ATSH-DPA/ – Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) tha sot se 37 vendet e saj anëtare kryesisht të pasura kanë pësuar një tkurrje ekonomike të paprecedent, me 9,8 % në tremujorin e dytë të vitit 2020.

“Ndikimi i pandemisë së COVID-19 dhe i masave të bllokimit tejkaluan 2,3%-shin e tkurrjes të PBB-së së regjistruar në tremujorin e parë të vitit 2009, në kulmin e krizës financiare”, tha OECD.

Ndër ekonomitë kryesore të G7-s, të gjitha anëtare të OECD, BM pësoi rënien më të madhe të PBB-së, me 20,4 %.

Franca zuri vendin e dytë, me 13,8 % në T2, pas një rënie prej 5,9 % në T1.

Italia regjistroi një rënie prej 12,4 % të PBB-së, Kanadaja 12 %, Gjermania 9,7%, kurse SHBA-ja mori një goditje pak më të butë, me -9,5 %.

OECD parashikoi një rimëkëmbje të ngadaltë, me papunësinë që mbetet në 9,4 % të parashikuar deri në fund të vitit dhe 7,7 në fund të vitit 2021, duke supozuar se nuk ka një valë të dytë të COVID-19./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.