Durrës/ Shemben 5 pallate të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit

TIRANË, 26 gusht /ATSH/ -Vijon prishja e godinave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës për t’i hapur rrugën rindërtimit të tyre.

Bashkia e Durrësit bën të ditur se dje “IKMT dhe IMT e Durrësit shembën dy pallate 5- katësh në fshatin Kullë të njësisë administrative Sukth”.

“Këto pallate ishin dëmtuar në mënyrë të pariparueshme nga tërmeti i 26 nëntorit, sipas aktekspertizës së thelluar të Institutit të Ndërtimit”, thekson bashkia.

Bashkia shton gjithashtu se, “4️0️ familjet e këtyre pallateve do të përfitojnë banesa të reja, moderne dhe me standarte të larta sigurie”.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.