AUSTRI – Grossi: Rezultati i bisedimeve në Iran i rëndësishëm për paqen dhe sigurinë

VJENË, 26 gusht /ATSH-DPA/ – Marrëveshja e Iranit për të lejuar inspektimet bërthamore në dy vendet e dyshuara ishte shumë e rëndësishme përsa i përket paqes dhe sigurisë, tha sot kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, pas kthimit në Vjenë nga Teherani.

“Është shumë, shumë shpejt”, tha ai për inspektimet e planifikuara, pa dhënë hollësi për datat e sakta.

Edhe pse në Iran u ra dakord që IAEA do të ketë hyrje vetëm në dy vende specifike, Grossi nuk përjashtoi kërkesat e ardhshme për të vizituar vende shtesë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.