Vetëdeklarimi i burimit të pasurisë/ OFL u dërgon formularin 3 shtetasve me precedentë penalë në Fier

TIRANË, 25 gusht /ATSH/ – Operacioni “Forca e Ligjit” u ka nisur sot kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 3 shtetasve me precedentë penalë banues në Fier.

Kështu, OFL u ka nisur kërkesën me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë shtetasve Th. Sh., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”; K. D., banues në Fier, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”; D. G., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

​OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

/gj.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.