Kthimi në klasa/ Këshilla për prindërit në kushtet e pandemisë

TIRANË, 25 gusht/ATSH/ Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik kanë ndarë disa këshilla lidhur me rikthimin e nxënësve në shkolla, për të mbajtur sa më larg koronavirusin.

Ata iu rekomandojnë prindërve së në rast se shoqërojnë fëmijët e tyre në shkollë, duhet të qëndrojnë jashtë ambienteve të shkollës.

Këshillohet që komunikimi me mësuesit të kryhet elektronikisht ndërsa prindërve u duhet që të plotësojnë edhe një formular vetëdeklarimi për gjendjen shëndetësore të fëmijës.

Ekspertët thonë se në rastet kur një fëmijë ka temperature apo nuk ndjehet mirë, prindërit duhet të mos e dërgojnë në shkollë e të njoftojnë menjëherë mësuesin kujdestar.

“Të dashur prindër. Në rast të shoqërimit të fëmijës suaj, qëndroni jashtë ambienteve të shkollës. Komunikoni me mësuesit nëpërmjet telefonit apo elektronikisht’, nënvizojnë ndër të tjera, ekspertët e ISHP-së.  z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.