Krujë/ Vijon nënshkrimi i kontratave nga familjet e dëmtuara nga tërmeti për grantet e Rindërtimit

TIRANË, 24 gusht /ATSH – I. Vata/- Deputetja e PS-së Eglantina Gjermeni tha sot se familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit po përfitojnë grantet e Rindërtimit.

Ajo theksoi se vijon nënshkrimi i kontratave për grantet, për DS3 me vlerë prej 500.000 lekësh.

“Në Krujë, vijon nënshkrimi i kontratave me qytetarët, për përfitimin e granteve të rindërtimit për nivelin e dëmit DS3 me vlerë prej 500.000 lekësh. Tërheqja e pagesave bëhet pranë sporteleve të postës dhe bankave të nivelit të dytë”, tha ajo.

Po ashtu Gjermei tha se “familjet përfituese, banesat e të cilave u  dëmtuan konsiderueshëm nga tërmeti i 26 nëntorit, pas përfitimit të grantit, do të kryejnë vetë riparimet e banesave të tyre”. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.