Foto/ Parku Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë”, flora dhe fauna e jashtëzakonshme magnet për turistët

TIRANË, 25 gusht /ATSH – I. Vata/- Parku Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë” është një nga destinacionet më të preferuara të turistëve vendas dhe të huaj.

Parku Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë” ka një florë dhe faunë të jashtëzakonshme dhe bukuri marramendëse.

“Shkëmbinjtë gëlqerorë zënë një pjesë në Parkun Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë” të cilët kanë një funksion të rëndësishëm ekologjik. Shkëmbinjtë gëlqerorë përmbajnë një gamë të gjërë mineralesh të cilat hyjnë në shtresën e tokës, gjithashtu ndihmojnë në zvogëlimin e aciditetit të tokës duke krijuar një habitat më të favorshëm për jetën e egër”, shprehen specialistët.

Është e mahnitshme të mendosh se si toka, shkëmbinjtë, flora dhe fauna e egër bashkëveprojnë së bashku duke formuar një sistem ekologjik.

Parku Kombëtar i Ekosistemit Shebenik – Jabllanicë shtrihet në verilindje të vendit tonë, në kufijtë e administrimit pyjor të Librazhdit dhe ka sipërfaqe të përgjithshme prej 33 927,66 ha, ku pjesën kryesore ezënë pyjet, pastaj kullotat, tokat bujqësoree ato jo prodhuese, shkëmbore, si dhe trojet.

Parku shtrihet brenda këtyre kufijve të Bulqizës,  Steblevë me rrugën Librazhd- Dorëz, ura e lumit Rapun, pranë fshatit Zagosht, shkalla e Lunikut, fshati Llange, Fushë Studen. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.