Banderas fiton betejën me COVID-19

MADRID, 25 gusht /ATSH-AFP/ Aktori spanjoll, Antonio Banderas, i cili njoftoi dy javë më parë njoftoi se ishte pozitiv me COVID-19, tha sot se ishte shëruar.

“Pas 21 ditësh izolimi të disiplinuar, mund të them se e kam kaluar infeksionin COVID-19. Jam shëruar”, shkroi ai në Twitter.

“Të gjitha mendimet e mia shkojnë për ata që nuk patën sukses dhe për ata që e përjetuan virusin më keq se unë. Guxim për të gjithë ata që janë në mes të luftës me COVID-19”, tha Banderas.

Antonio Banderas njoftoi më 10 gusht, ditën e ditëlindjes së tij të 60-të, se ishte vetëkarantinuar për shkak se ishte konfirmuar pozitiv me koronavirusin e ri, ndërsa specifikoi se ishte relativisht mirë dhe vetëm pak i lodhur.

I nderuar me çmime të shumta gjatë karrierës së tij të gjatë, Banderas u nominua për herë të parë për “Oscar” për filmin e tij të tetë, me regji të Pedro Almodovar, “Dhembje dhe lavdi”, por pa e fituar statujën.

Megjithatë, filmi i dha atij çmimin e interpretimit në Festivalin e Filmit Kanë 2019./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.