117 pacientë fituan betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit

TIRANË, 25 gusht/ATSH/ Gjatë 24 orëve të fundit, 117 pacientë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm.

Kështu u shpreh sot ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ndërkohë që 117 qytetarët që e kanë fituar betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit, e çojnë numrin e të shëruarve në 4530 që nga fillimi i epidemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 870 testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19, 154 persona. /m.m//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.