LONDËR – 90 000 vende pune të humbura ose të kërcënuara në sektorin e udhëtimit

LONDËR, 24 gusht /ATSH-AFP/ – Më shumë se 90 000 punonjës janë larguar nga puna ose janë të rrezikuar në sektorin e udhëtimit në Britaninë e Madhe për shkak të impaktit të pandemisë në turizëm, theksoi sot shoqëria e agjentëve të udhëtimit Abta.

“Ky vlerësim merr parasysh shkurtimin e vendeve të punës që prej fillimit të krizës shëndetësore në sektorin e udhëtimeve dhe zinxhirit të furnizimit”, theksoi Abta (Shoqata e Agjentëve Britanikë të Udhëtimit) në një komunikatë.

Sipas Abta-s, situata sociale ka arritur një pikë kritike për shkak të ndikimit në sektor të masave të ndryshme që synonin ndalimin e përhapjes së virusit.

Britanikët kanë shumë më pak të ngjarë të udhëtojnë jashtë vendit, veçanërisht për shkak të karantinës së vendosur nga qeveria britanike për udhëtarët që kthehen nga Franca ose Spanja.

Profesionistët e turizmit njohin përfitimet e skemës së papunësisë së pjesshme, e cila duhet të tërhiqet në fund të tetorit dhe megjithatë, nuk ka penguar shumë kompani që të fillojnë planet sociale.

Por, Abta kërkon ndihmën e ministrit të Financave, Rishi Sunak që ai të ndërmarrë masa specifike për të ndihmuar kompanitë dhe të punësuarit, si karantinimi me rajone dhe jo me vende apo edhe një përjashtim të përkohshëm nga taksat për biletat e linjës ajrore./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.