JAPONI – Ekspozohet Flaka Olimpike në Tokio

TOKIO, 24 gusht /ATSH-AFP/ – Flaka Olimpike do të ekspozohet së shpejti në Tokio, njoftuan organizatorët e Lojërave Olimpike, pesë muaj pas shtyrjes së tyre për shkak të pandemisë së koronavirusit. 

Flaka, e ndezur në Greqi dhe më pas mbërritur në Japoni në muajin mars, do të prezantohet nga 1 shtatori deri më 1 nëntor në Muzeun Olimpik të Tokios, sipas një komunikate të organizatorëve.

Ajo u tregua shkurtimisht për publikun në rajonin e Fukushimas, pas nisesjes së pishtarit, që do të përshkojë të gjitha rajonet e arkipelagut para fillimit të Lojërave Olimpike, që do të zhvilloheshin fillimisht këtë verë.

Ekzpozita ishte anuluar pas shtyrjes historike të Lojërave Olimpike me një vit, vendosur më 24 mars./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.