Durrës, përpunohen mbi 77 mijë konteinerë në 7 muaj

TIRANË, 24 gusht/ATSH/ Gjatë periudhës janar-korrik të 2020-ës, në Terminalin e Konteinerëve të portit më të madh në vend janë përpunuar 96 anije të specializuara me 77,036 TEU (njësi konteinerike) gjithsej.

Referuar të dhënave statistikore të 7-mujorit, mësohet se gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti janë përpunuar 852 mijë tonë mallra gjithsej.

Nga çdo anije gjatë periudhës janar-korrik janë përpunuar mesatarisht 593 TEU (njësi konteinerike) gjithsej.

Numri më i lartë i konteinerëve të import-eksportit, 3,028 TEU gjithsej është përpunuar nga anija “Alinda”, ndërsa numri i anijeve me mbi një mijë TEU (njësi konteinerike) gjatë periudhës janar-korrik 2020 arrin në 15 gjithsej./k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.