AUSTRI – Dëbohet një diplomat rus pas përfshirjes në një çështje spiunazhi

VJENË, 24 gusht /ATSH-AFP/ – Austria konfirmoi sot dëbimin e një diplomati rus, pas informacioneve të publikuara në shtypin austriak, që përmend përfshirjen e këtij të fundit në një çështje të spiunazhit industrial. 

“Ne mund të konfirmojmë se një diplomat rus po dëbohet”, theksoi sot një zëdhënës i Ministrisë austriake të Punëve të Jashtme.

“Sjellja e tij është në shkelje me Konventën e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike. Ne nuk do të bëjmë komente mbi detaje të tjera”, shtoi ai./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.