Rritet interesi për turizmin kulturor, vizitorë francezë e spanjollë në muzetë e Beratit

TIRANË, 23 gusht/ATSH/ Një grup vizitorësh francezë dhe spanjollë vizituan sot Muzeun Ikonografik Onufri dhe Muzeun Etnografik të Beratit.

Muaji gusht shënon një rritje të numrit të turistëve që kanë zgjedhur të vizitojnë muzeun e Ikonografisë Onufri dhe muzeun Etnografik të Beratit.

Sipas të dhënave, nga data 1 deri në 16 gusht vihet re një rritje e numrit të vizitorëve në krahasim me muajt paraardhës, qershor e korrik.

Po ashtu, përveç vizitorëve vendas që përbëjnë 49% të gjithë vizitorëve, vizitorët e huaj janë kryesisht polakë, bjellorusë, çekë, ukrainas dhe francezë./

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.